Jakimovski para Gjykatës: Do t’i fitojmë, nuk ua kemi frikën


Ish-kryetari i Komunës së Qendrës, Stevço Jakimovski para pak kohe është transferuar nga ndërtesa e vjetër në atë të re të Gjykatës Penale.

Në shoqëri të policit Jakimovski para gazetarëve thirri “do t’i fitojmë nuk ua kemi frikën”, simbolikisht duke treguar dy gishta në shenjë fitoreje.

Nga mëngjesi i sotëm ai dhe disa persona tjetër janë arrestuar dhe japin deklarata për procedurën parahetuese.

Sektori për shkatërrim të krimit të organizuar dhe korrupsionit në MPB deri te Prokuroria publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit sot ngritë kallëzime penale kundër  ish-kryetarit të Karposhit, Stevço Jakimovski dhe katër persona tjerë T. F. (62), V.S. (43), M.T. (59) dhe R.D. (60), të gjithë nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale – “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit”.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski kumtoi se është ngritur kallëzim penal edhe kundër personave G.R (51) në cilësinë e drejtuesit të “Grom Promet” SHPKNJP Shkup, Ç.A. (67) në cilësinë e menaxherit të “EMNAG” SHPKNJP Shkup, S.P (53) në cilësinë e drejtuesit të “DOT MEBEL” SHPKNJP Shkup dhe T.K (58) në cilësinë e personit fizik për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale – “nxitje” lidhur me veprën penale -“keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve”. Gjatë ditës, me urdhër për arrestim para gjykatësit hetues në procedurë paraprake ndodhen personat S.J, T.Gj dhe V.S.

Sipas informacioneve të dokumentuara nga hetimi të denoncuarit, Jakimovski në cilësinë e kryetarit të Komunës Karposh, T.Gj, në cilësinë e drejtuesit të Sektorit për pronë të patundshme dhe procedurë për shpronësim të patundshmërive në Sektorin për çështje juridike të komunës. V.S. në cilësinë e bashkëpunëtorit të lartë në Sektorin për zbatimin e planeve urbanistike në Sektorin për zbatim të  planeve urbanistike në Sektorin për urbanizëm, M.T. në cilësinë e të punësuarës në Sektorin për planifikim hapësinor dhe urbanistik në Sektorin për urbanizëm në Komunën e Karposhit dhe R.D. në cilësinë e të punësuarës si përmbaruese e punëve nga sfera e planeve arkitektonike në Komunën e Karposhit, duke vepruar rreth kërkesave për vërtetim të statusit juridik të objekteve të locuara në rr. “Ilindenska” në parcelat e kadastrës në komunë, në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2017 e kanë keqërdorur detyrën e tyre zyrtare dhe autorizimin dhe i kanë tejkaluar kufijtë e autorizimeve të tyre zyrtare.