Ja shpenzimet për zbukurimin e Shkupit gjatë festave të fundvitit


Byroja për furnizime publike ka publikuar marrëveshjen mes Qytetit të Shkupit dhe kompanisë “Link Media Plus” për zbukurimin e qytetit në prag të festave të vitit të ri.
Kjo kompani rregullisht ka zbukuruar qytetin, megjithatë këtë vit marrëveshja do të jetë më e shtrenjta deri tani. Zbukurimi do të kushtoj 260 mijë euro me gjithë TVSh.
Sipas marrëveshjeve për furnizime publike, vitin e kaluar për këtë qëllim janë paguar 195 mijë euro, aq sa edhe në vitin 2016. Në vitin 2015 zbukurimi ka kushtuar 170 mijë euro.