Ja sa vëzhgues do ta ndjekin procesin e votimit


Procesin e votimit për referendumin më 30 shtator do ta ndjekin 716 vëzhgues.

CIVIL do të ketë më shumë vëzhgues në krahasim me organizatat që ndjekin procesin e votimit. Ata do të jenë 282 në numër, kurse MOST do të ketë vetëm 12 vëzhgues.

Inkluziva do të ketë 40 vëzhgues kurse organizata “Qendra kombëtare e romëve-Kumanovë” do të ketë 46 vëzhgues.

OSBE/ODIHR do të ketë 188 vëzhgues dhe 28 përkthyes.

Prej ambasadave, më shumë vëzhgues do të ketë Ambasada e SHBA-ve në Shkup, me 35 vëzhgues dhe 47 përkthyes.

Interesant është fakti se dy shtëpi mediatike ruse do të kenë vëzhgues, TVKANAL24 dhe Agjencia shtetërore e informimit do të kenë nga një gazetar vëzhgues.

Ambasada e Shqipërisë do të ketë 6 vëzhgues kurse e Kosovës do të ketë 4 vëzhgues.