Ja sa afat i është caktuar Maqedonisë për t’i përmbushur kërkesat e NATO-s


Maqedonia ka 18 muaj për të plotësuar kushtet e NATO-së, për tu bërë pjesë e saj. Në dokumentin e Aleancës Veri-Atlantike, Maqedonisë, i kërkohen të bëj reforma në gjyqësor, të zbatoj procedurat e brendshme lidhur me marrëveshjen me Greqinë. Të siguroj përgjegjësi më të madhe dhe mbikëqyrje adekuate të shërbimeve të inteligjencës dhe sigurisë.

NATO

“Ministritë, në koordinim me Qeverinë, do të duhet të përmbushin një numër kushtesh ekonomike, politike, të sigurisë dhe gjyqësore, të cilat duhet të realizohen deri në fund të prillit të vitit 2020”

Në dokumentin e dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në mesin e kushteve që Maqedonia duhet që t’i realizojë, janë theksuar kushte të shumta në fushën e mbrojtjes dhe armatës. Ndër të tjera, theksohet nevoja për tu siguruar që nuk ka kufizime kushtetuese dhe ligjore që mund të pengojnë operacionet e mbrojtjes kolektive, për tu siguruar që të gjitha udhëzimet strategjike për zhvillimin, transformimin dhe funksionimin e sistemit kombëtar të mbrojtjes dhe aftësitë janë në përputhje me anëtarësimin në të ardhmen në NATO.

NATO

“Si një prej kushteve është se Ministria e Mbrojtjes duhet që të fillojë me zbatimin e planeve për rikonstruksionin dhe modernizimin e forcave të armatosura me qëllim arritjen e kapaciteteve të planifikuara ushtarake dhe zhvillimin e forcave më të afta dhe më të qëndrueshme të afta që të kontribuojnë në misionet e Aleancës.

Po ashtu kërkohet ruajtja e nivelit të shpenzimeve për mbrojtjen që është i mjaftueshëm për përkrahjen e ristrukturimit dhe modernizimit të forcave të armatosura, që do të mundësojnë kontribut më efektiv në Aleancë.

Bisedimet midis Maqedonisë dhe NATO-s priten që të fillojnë muajin e ardhshëm, ndërsa është e mundur që të zgjatin deri në prill të vitit 2020, kur pritet finalizimi, përmes ratifikimit nga ana e vendeve anëtare dhe Maqedonisë.