Ja pse u kërcënua Ziadin Sela


Sela u kërcënua vetëm pse bëri një kërkesë demokratike ndaj shtetit maqedon.

Nga Mujë BUÇPAPAJ

Ai bëri të ditur se, Partia opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët do ta mbështesë referendumin që do të mbahet më 30 shtator, por kërkoi që faktori politik shqiptarë dhe maqedonas të nënshkruajnë marrëveshje brendashtetërore që të arrihet barazia etnike dhe në kuadër të ndryshimeve kushtetuese të futet gjuha shqipe si zyrtare”.

Sela foli për avancimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoni, një kërkesë e natyrshme që tek e fundit shoqëron çdo fushatë për referendum apo zgjedhje politike, por që bie ndesh me konceptin sllavomaqedon për t’i mbajtur shqiptarët me një status të ulët dhe diskriminues.

Kërcënimi ndaj Selës është i patolerueshëm dhe me shumë pasoja për të ardhmen e shtetit maqedon, pasi kjo frymë urrejtjeje mund të çonte në ndarje të vendit, për shkak se shqiptarët në Maqedoni, nuk do të lejojnë kurrë më që t’u vihen në pikëpyetje të drejtat e fituara. Shqiptarët në këtë shtet janë duke kërkuar një perspektive të qartë euroatlantike, dhe siguri që nuk do të përndiqen për idetë e tyre demokratike, përkatësinë etnike dhe gjuhën. Për ndryshe shqiptarëve do t’u duhet të kërkojnë të ardhme tjetër.