Ja me çfarë raketa përdoren nga SHBA’ja dhe Britania për ta bombarduar Sirinë

Kanë dalë videot e para dhe fotot nëpër mediat sociale që tregojnë bombardimet në kryeqytetin sirian nga SHBA, Britani dhe Franca
Vendi i parë që është bombarduar është një shtëpi në Damask që thuhet se është përdorur si fabrikë për prodhimin e armëve kimike. Shtëpia gjendet në lindje të kryeqytetit dhe nga aty është parë duke dal tym i madh.

Sipas raporteve, amerikanët janë duke sulmuar në zonën Barzeh të kryeqytetit, që sipas medias shtetërore siriane është nën sulm.

Ministria e Mbrojtjes se Britanisë tha se është duke përdorur raketat e saj të fundit Storm Shadow dhe cak ka fabrikat ushtarake siriane në Homs, transmeton Express.

SHBA është duke përdorur raketat Tomahawk për të sulmuar të gjitha caqet brenda Sirisë, tha një zyrtarë për Reuters të premten. Zyrtari nuk ka dashur të tregojë se a do të involvohen avion amerikan në sulm.