Ja kur do të votohen ministrat dhe zv/ministrat e rinj


Më 1 Qershor është caktuar seanca parlamentare në të cilën deputetët do të votojnë ministrat dhe zëvendës ministrat e rinj të Qeverisë së Maqedonisë.

Në pozitat e ministrave janë emëruara:

  • Renata Deskoska – ministre e Drejtësisë, e cila largohet nga posti i minstres së Arsimit dhe Shkencës, radhë e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë;
  • Arbër Ademi – ministër i Arsimit dhe Shkencës, i cili lëviz nga posti i zëvendësministrit të MASH, radhë e Bashkimit Demokratik për Integrim;
  • Asaf Ademi – ministër i Kulturës, i cili vjen si rezultat i zgjerimit të koalicionit qeveritar dhe përfshirjes së BESA-s në të, dhe
  • Bardhyl Dauti – ministër pa Resor, post ky i marrë pasi që Partia Demokratike Shqiptare u bë pjesë e koalicionit qeveritar.

Si zëvendësministra janë emëruar:

  • Andrej Zhernovski – zëvendësministër i Punëve të Jashtme;
  • Asim Musa – zëvendësministër i Shëndetësisë, radhë e Partisë së Turqve;
  • Gjonul Bajraktar – zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale, radhë e BDI-së, dhe
  • Sadik Bekiri – zëvendësministër për Transport dhe Lidhje, radhë e PDSH-së.