Ivanovi në udhëtim zyrtar për ditën e referendumit në Maqedoni


Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov nuk do të jetë i pranishëm në vend gjatë mbajtjes së referendumit për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

Nga Kabineti i Ivanovit thonë se ai nuk do të mund ta jep votën e tij “për” apo “kundër” referendumit pasi do ta prezantojë Maqedoninë në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të bashkuara në Njujork, transmeton Medial.mk.

“Mungesa e tij në shtet është rezultat i sistemit të dakorduar të rotacionit, sipas së cilës një vit në Njujork shkon kryeministri, ndërsa vitin tjetër shefi i shtetit”, thonë nga Kabineti i Ivanovit.