Ivanov takon Stoltenbergun, në fokus NATO-ja


Presidenti Gjorge Ivanov ka pritur sot sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Në takim është biseduar për integrimet euroatlantike të Maqedonisë, reformat në mbrojtje dhe siguri në pajtueshmëri me standardet e NATO-s si dhe mbarëvajtjen dhe thellimin e bashkëpunimit me Aleancën veri -atlantike, transmeton Medial.mk.

Ivanov dhe Stoltenberg kanë vlerësuar se raportet dhe bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Aleancës është në nivel të lartë dhe kanë theksuar kontributin që jep armata e Maqedonisë në misionet paqësore ndërkombëtare.