Ivanov sërish përmend platformën e Tiranës, kritikon edhe mediat!


Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov ka mbajt fjalimin e tij përmbyllës për vitin 2017 para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë. Ai ka bërë thirrje për maturi politike të forcave të cilat kërkojnë verdiktin e popullit.

“Mendoj se është e patjetërsueshëm që të zbardhet rasti i 27 prillit, por nga ana tjetër duhet të kuptojmë se qytetarët edhe kanë të drejtë që të shprehin revoltën. Por kjo përgjegjësi nuk duhet të globalizohet, por ajo të selektohet. Ndërsa, kjo Qeveri ka filluar të akuzon të gjithë duke filluar që nga policët, e deri tek politikanët, por edhe qytetarët të cilët kanë të drejtë të shprehin revoltën ndaj vendimeve të papërshtatshme për shtetin”, tha Ivanov, njofton Medial.mk.

Ai më tej ka pohuar se: “Unë gjatë kësaj krize politike, kanë bërë ftesë që palët të ulen në tryezën e bisedimeve dhe këto ndarje mos të përcjellën tek qytetarët. Tani gjatë kësaj kohe, mund ta kujtojmë vitin 2017 si një vit shumë i tensionuar me ndryshim të pushtetit, por kam frik se këto ndryshime të pushtetit po bëhen vazhdimisht përmes revanshizmit politik”, ka thënë mes tjerash Ivanov.

Ai sërish përmendi platformën e Tiranës për të cilën tha se u shndërrua në një krizë kushtetuese.

Sipas tij, nevojitet pajtim që të demontohet makineria e gënjeshtrave, sipas tij, BE-ja nuk kërkon revanshizëm por reforma dhe siç shton, “si do të sillen reforma sistemore pa opozitën”.

“Kërkesa e qytetarëve është edhe e imja. Vatra e zjarrit të kësaj krize politike është locuar vetëm në një vend, Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim. Rekomandimet e Pribes nuk janë zbatuar”, ka shtuar Ivanov.

Ivanov me kritika për mediat, sipas të cilit derisa kanë raportuar për zhvillimet e 27 prillit, kanë shkruar lajme të rrejshme, kinse Ivanov ka dashur të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.