Ivanov: Së pari të tejkalohet kriza morale e shoqërisë para krizës politike


Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dërgoi urim me rastin e festës Shën Klimenti i Ohrit deri te kryetari i Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Kryepeshkopata e Ohrit, kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë Stefan dhe deri te të gjithë besimtarët ortodoksë, transmeton Express.

Në të presidenti shton se viteve të kaluara përplot me kriza politike, për fat të keq, një pjesë e këtyre shprehive janë harruar.

“Në bazën e të gjithë krizave është kriza morale. Mënyrë e vetme se si përgjithmonë të tejkalohet kriza politike, është, para së gjithash, që të tejkalohet kriza morale e shoqërisë tonë, përmes kthimit drejt vlerave të përhershme morale dhe etike dhe parimeve të cilat para më shumë se 11 shekujsh na i ka transmetuar Shën Klimenti i Ohrit. Kështu që do të arrijmë të ndërtojmë shoqëri humane dhe të drejtë të Maqedonisë dhe multietnike dhe multireligjioze”, thuhet në urim.