Ivanov: Qëndrimi im final, nuk do ta nënshkruaj marrëveshjen për emrin


Para disa minutave përfundoi fjalimi i kryetarit Gjorge Ivanov në të cilin theksoi se Marrëveshja që ka arritur Zaev dhe Tsipras nuk është asgjë më tepër se marrëveshje personale mes dy kryeministrave dhe si e tillë për të është e papranueshme dhe e dëmshme për shtetin e Maqedonisë.

“Greqia ia doli në qëllimet e saj dhe atë bënë me maqedonasit në Greqi, dëshiron ta bëjë me maqedonasit në Maqedoni. Kjo marrëveshje është e dëmshme për Maqedoninë, sepse cënon integritetin e shtetit dhe nuk paraqet asgjë më tepër veçse marrëveshje personale mes dy kryministrave. Greqia i përmbushi kërkesat maksimaliste të saj, ndërsa vendimi im është final dhe nuk do ta nënshkruaj këtë marrëveshje”, vlerësoi Ivanov.