Ivanov pranon ftesën e Zaevit, nesër do të merr pjesë në takimin e liderëve


Kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov pranoi ftesën e kryeministrit Zoran Zaev për takimin e liderëve që duhet të mbahet nesër.

“Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, duke marrë parasysh rëndësinë e çështjes së emrit dhe interesave shtetërore të Republikës së Maqedonisë, pranon ftesën për një takim informues, të iniciuar nga Zoran Zaev, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i caktuar për nesër, më 19 maj 2018”, thonë nga zyra e Ivanov.