Ivanov nuk firmos dekretet për shpalljen e 11 ligjeve


Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut,  Gjorgje Ivanov nuk i nënshkroi dekretet për shpalljen e 6 ligjeve të nxjerra më 28.02.2019, kumtoi pres shërbimi kuvendor.

Presidenti Ivanov, siç citohet  në kumtesë,  nuk i nënshkroi ligjet në vijim:

– Ligji për ndryshimin e Ligjit për Agjencinë Teknike Operative;

– Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisës së Republikës së Veriut dhe Qeverisës së Rumanisë për bashkëpunim në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, mas – medieve, rinisë dhe sportit;

– Ligji për plotësimin e Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë;

– Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sistem njësportel dhe për mbajtjen e regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave tjerë juridikë;

– Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikimet elektronike;

– Ligji për plotësimin e Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut,  Ivanov nuk i nënshkroi edhe Dekretet për shpalljen e 5 ligjeve të nxjerra më 04.03.2019 dhe më 06.03.2019:

– Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi vlerën e shtuar;

– Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shfrytëzimin dhe disponim me sende në pronësi shtetërore dhe me sende në pronësi komunale;

– Ligj për huamarrje të Republikës së Maqedonisë te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financim të Projektit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor

– Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për subvencionim të kredisë banesore;

– Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për qasje të lirë te informatat me karakter publik;

Ivanov, sipas arsyetimit, nuk i ka nënshkruar Dekretet për arsye se në ushtrimin e funksionit, çdoherë ka vepruar në përputhje me deklaratën dhënë solemne se do e mbrojë Kushtetutën, dhe siç thotë, do i mbrojë interesat e Republikës së Maqedonisë.

Sot skadon edhe afati në të cilin Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut,  Ivanov duhet ti nënshkruajë Dekretet për shpalljen e 3 ligjeve që janë nxjerrë me shumicë prej dy të tretash:

– Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjyqet;

– Ligji për kundërvajtjet dhe ,

– Ligji për kontestet administrative.

Për këto ligje, sipas Kushtetutës, neni 75, paragrafi 3, Presidenti është i obliguar ta nënshkruajë Dekretin për votimin e të cilit janë nevojitur 80 vota deputetësh, shtohet në kumtesën e pres shërbimit kuvendor.