Ivanov: Nuk është menduar të shpallet gjendje e jashtëzakonshme më 27 prill


Presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov në një press-konferencë për shtyp ka theksuar se asnjëherë nuk është menduar të shpallet gjendje e jashtëzakonshme më 27 prill.

Ai tha se kabineti i tij dhe ai janë shënjestër për një vjet e gjysmë për përfshirjen në ngjarjet e 27 prillit nëpërmjet presioneve të ndryshme.

“Nuk do të heq dorë nga qëndrimet e mia”, potencoi Ivanov.

Ai tha se kabineti i kryetarit të shtetit dhe agjencia për kundërzbulim i ka dhënë të gjitha informacionet në Prokurori rreth ngjarjeve të 27 prillit.