Ivanov: Në vitin 2018 të ecim në rrugën e duhur

Presidenti Gjorge Ivanov në 2018 pret që Maqedonia të hapërojë në rrugën e duhur, prosperitet dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët. Siç thotë në fjalimin e Vitit të Ri , shpreson në një shoqëri të drejtë, të bazuar në të vërtetën, në liri dhe në paqe.

“Më lejoni tua uroj Vitin e ri 2018 dhe nga zemra t’u dërgoj dëshirat për shëndet, gëzim, më shumë suksese dhe të nesërme më të mirë. Vitin e kaluar ishim përballur me shumë sfida, ndërsa atmosfera politike ndikoi në gjithë shoqërinë dhe tek ne secili veç e veç. Shpresoj në vitin që vjen t’i përkushtohemi gjerave të mira dhe pozitive”, ka uruar Ivanov.

Në urim ai shpreson se do të jemi në gjendje të kapërcejmë ndarjet, të hedhim poshtë paragjykimet dhe të bashkohemi, siç thekson ai, rreth interesave shtetërore.