Ivanov firmosi ligjin për amnisti


Pasi që Kuvendi të martën me shumicë votash miratoi ligjin për Amnisti, presidenti Ivanov e ka firmosur dhe i njejti ka hyrë në fuqi pasi sot është shpallur në Gazetën Zyrtare.

Prej sot po skadon afati nga pesë ditë për të akuzuarit në lëndën për 27 prill të vitit të kaluar në Kuvend , ku ata mund të dorëzojnë kërkesë për amnisti.  Për kërkesën vendos gjykata, pasi të merr paraprakisht mendimin e prokurorit publik. Deri më tani asnjë nga të akuzuarit nuk ka njoftuar nëse do të kërkojë amnisti.

Në këtë lëndë janë akuzuar gjithsej 33 persona prej të cilëve 31 për rrezikim të rendit kushtetues të shtetit dhe dy të tjerë për nxitje.