Ivanov dënon dhunën fizike që ndodhi në burgun e Shutkës


Kabineti i presidentit Gjorgje Ivanov e dënon ashpër dhunën fizike që ndodhi gjatë ditës së djeshme në INP Burgun e Shkupit – Shkup.

“Siguria e të gjithë të arrestuarve dhe të burgosurve duhet që të jetë e garantuar nga drejtoria e burgut, për të tilla raste dhe raste të ngjashme, nuk mundet dhe nuk duhet që të kemi asnjë lloj arsyetimi. Në  institucionet  ndëshkuese përmirësuese në Republikën e Maqedonisë duhet që të mbrohet integriteti psikofizik dhe moral i personave, të respektohet  personaliteti dhe dinjitet i tyre, si dhe e drejta e tyre e sigurisë personale”, citohet në njoftimin e kabinetit të Ivanovit.

Nga kabineti i tij theksojnë se konform nenit 10 nga Kushtetuta “Jeta e njeriut është e pacenueshme”, ndërsa konform nenin 11 “Integriteti fizik dhe moral i njeriut janë të pacenueshme dhe ndalohet çdo lloj forme e torturës, sjelle çnjerëzore dhe poshtëruese”.

Në pajtim me Ligjin për Procedurë Penale, neni 176 paragrafi 1, “Gjatë arrestimit nuk duhet që të fyhet personaliteti dhe dinjiteti i të akuzuarit”.

“Presim zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti dhe të rasteve të deritanishme, të njohura apo të panjohura për opinionin. Kërkojmë përgjegjësi nga të gjitha  institucionet kompetente”, citohet në njoftimin e Kabinetit të Ivanovit.