Ivanov: Duhet konsenzus nacional për emrin


Presidenti Gjorge Ivanov ka inkrajuar kryeministrin Zoran Zaev që të dorëzojë propozim për udhëheqjen e negociatave me bazë kushtetuese, draft të marrëveshjes si dhe qëndrimet e delegacionit në udhëheqjen e negociatave, ka bërë të ditur kabineti i Ivanovit.

Ivanov ka theksuar nevojën e arritjes së konsensusit nacional për tejkalimin e dallimeve rreth emrit dhe gjetjes së zgjidhjes që nuk do të rrënojë dinjitetin e popullit dhe qytetarëve maqedonas.