Ish shoferi i Hazbi Likës gjendet i vrarë në qendër të Tetovës

Në afërsi të sheshit kryesor të Tetovës është gjetur i vrarë Fatmir Tahiri, ish-shoferi i ish-zëvendëskryeministrit Hazbi Lika i cili për momentin ishte i punësuar në Sektorin e Urbanizmit në komunën e Tetovës. Në xhamin e makinës është gjetur një vrimë e shkaktuar nga armë zjarri. Nga MPB thonë se trupi është gjetur nga ana e djalit të tij në udhëkryqin në rrugën Kiro Ristovski – Drnc dhe Andrea Stojanoviq në Tetovë.

“Është kryer ekspertizë nga ana e ekipeve të SPB Tetovë dhe prokurori publik pas së cilës është konstatuar se bëhet fjalë për vetëvrasje e personit F.T. (57). Vetëvrasja është konfirmuar edhe nga prokurori publik, informojnë nga SPB Tetovë.

Rasti në policinë e Tetovës është denoncuar në ora 11. Personi ka qenë i punësuar në Komunën e Tetovës.