Ironizon Gruevski, kërkon rrogë dhe zyrë në gjykatë


Gjykimi për rastin “Trajektorja” ngeci sapo filloi. Avokatët insistojnë që bombat të refuzohet nga lista e provave pasi që i vlerësojnë si të paligjshme dhe thonë se janë të publikuara në opinion, dhe kështu nuk kanë vlerë në procesin gjyqësor. Por nëse vendoset që megjithatë bombat të ngelen në listë, ata insistojnë që tua dorëzojnë audiot dhe transkriptet e bombave në dorë. Ata kishin parashtruar edhe një sërë kërkesash deri tek gjykata por që të gjitha gjykatësi Goran Boshevski ua refuzoi si të pabaza. Meqë iu refuzuan të gjithë kërkesat, avokatët filluan të insistojnë në procesverbalin dhe video inçizimin e seancës së kaluar gjyqësore pa të cilën thanë se nuk mund të vazhdojë gjykimi dhe përsërisnin kërkesat të cilat tashmë iu ishin refuzuar.

DIMITAR DANGOV, AVOKAT
“Kërkojmë që këto prova të refuzohen pasi inçizimet tashmë janë publikuar në opinion, dhe për të tepër, janë filmuar në mënyrë të paligjshme. Kërkojnë ndërprerjen e seancës së sotme pasi ende nuk kemi marrë procesverbalin e as video inçizimin e seancës së kaluar. Kërkojmë që edhe provat të cilat përmbajnë sms porositë të refuzohen pasi që asnjë i pafajshëm nuk mund të dënohet.”

I akuzuari Nikolla Gruevski kritikoi gjykatën për favorizim të prokurorisë. Gruevski madje në shenjë ironie tha se duhet t’i caktojnë një rrogë dhe një zyrë pasi çdo ditë është në gjykatë.

Prokurorja e PSP-së Liljana Stefanova ua kujtoi avokatëve se po të kishin patur dëshirë, deri më tani kanë mundur tre herë ti dëgjojnë bombat në PSP, dhe se tani nuk është e drejtë që para çdo seance gjyqësore të parashtrohen ankesa të reja të cilat nuk mund të shqyrtohen aty për atë. Kjo sipas Stefanovskës është vetëm për qëllim të shtyerjes së gjykimit.

LILE STEFANOVA, PROKURORE
“Ne ende nuk e kemi filluar shqyrtimin kryesor. Të gjitha provat ua kemi dhënë edhe të akuzuarve, dhe ata kishin mundësi që ti dëgjojnë edhe bisedat e përgjuara të cilat i kërkojnë. Vazhdojnë me propozimet e njëjta para seancës, dhe kjo sipas neve ka për qëllim vetëm prolongimin e procedurës. Kërkojmë nga gjykata që të refuzojë kërkesa e mbrojtjes dhe të nisim me fjalimet hyrëse”

Nikolla Gruevski, Mile Janakievski, Vlladimir Peshevski dhe Lupço Georgievski akuzohen se gjatë vitit 2012 dhe 2013 kanë manipuluar me tenderin për ndërtimin e autostradës Miladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër duke ia ndarë një kompanie e cila nuk i ka përmbushur kushtet dhe ka patur çmim shumë më të lartë për shërbimin. Sipas PSP-së, ata e kanë dëmtuar buxhetin për të paktën 155 milionë euro. / Shenja TV