Intervistë me kryeministrin Zaev: “Jetë për të gjithë” nuk vlen vetëm për LSDM-në

Prej formimit të Qeverisë kaluan gjashtë muaj. A jeni personalisht i kënaqur prej rezultateve dhe performancave të kabintetit qeveritar, duke pasur parasysh se tek qytetarët ekziston dëshpërim i caktuar dhe i kuptueshëm, nga pritshmëria e madhe nga zëvendësimi i qeverisjes shumë-vjeçare të Nikolla Gruevskit?

– E kuptueshme është që pritshmëritë janë të larta nga kjo Qeveri. Në fakt, ne si Qeveri, si koalicion dhe si koncept politik para nesh vendosëm qëllime të mëdha. Nuk ka kthim prapa, jemi të vetëdijshëm për sfidat që na presin në vitin 2018 dhe jemi plotësisht të përkushtuar në realizimin e reformave dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Pritshmërit e qytetarëve njëkohësisht burojnë prej faktit që 11 vite me rradhë Maqedonia bënte hapa prapa në të gjitha sferat. Shteti ishte i varfëruar, nën pikëpyetje ishte ekzistenca e një përqindje të madhe të qytetarëve. Njëkohësisht, në vend projekteve që kishin për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve, paratë u harxhuan për projekte të pakuptimtë. Qytetarët jetonin nën zinxhir dhe pasiguri për veten si dhe për të afërmit e tyre. Dhe për këtë arsye presin rezultate të dukshme dhe të shpejta.

Përkundër 11 viteve të kaluar, rezultatet e 7-muajve të para të qeverisë së re janë të dukshme. Suksesin e punës e vërej në përputhje me efektet ekonomike, të cilët janë të shumtë. Do të numëroj disa – masat për kursim që Qeveria i miratoi me rebalancin dhe të cilët tani tregojnë një rritje të fondeve në buxhet. Në aspektin e llogaridhënies dhe transparencës janë deklasifikuar të gjitha dokumentet të klasifikuar në lidhje me privilegjin e shpenzimin e parave të popullit, dhe ndaj përpjekjeve për rimbursim për qytetarët dhe ekonominë janë plotësuar dhe masat specifike të programit të qeverisë, si heqjen e licencës Taksave, rritjen e pagës minimale, energji më të lirë elektrike për amvisërit, zgjidhjen e problemit të punëtorëve të tepërt. Unë gjithashtu dua të theksoj se në fund të vitit 2017 kemi arritur për të kryer 83, 6 për qind e investimeve kapitale të projektuar, që është zbatimi më i madh pas vitit 2013. Përveç kësaj, të ardhurat tatimore janë 4.6 për qind më të larta se në 2016 dhe 2017.

Ju keni ardhur në pushtet me premtime të mëdha, mbi të gjitha në fushën sociale dhe ekonomike – për të rritur standardin, për të subvencionuar bizneset e vogla dhe të mesme, për të kthyer klasën e mesme. Në periudhën e kaluar, ju keni marrë edhe disa masa në këtë drejtim, por në jetën reale nuk ka përmirësim të dukshëm tani për tani? Kur do të ndiejnë vërtet qytetarët efektet e politikave të reja që keni shpallur gjatë zgjedhjeve?

-Nuk është e thjeshtë të ndërtoni diçka që për më tepër se dhjetë vite është shkatërruar. Por këtë nuk e shoh si pengesë, por si sfidë të madhe, motiv për dyfishimin e përpjekjeve për jetë të qetë dhe kualitative të qytetarëve. Unë jam optimist i cili pritshmërit i bazon në plane konkrete dhe dua ti qetësoj qytetarët se do ta arysetoj besimin e tyre. Mendoj se qytetarët tashmë kanë filluar ti ndjejnë efektet e para – jetojnë të lirë, bisedojnë mes tyre pa frikën se dikush do ti dëgjon ose dënon për qëndrimet e tyre politike. Qytetarët kanë mundësi drejtpërsëdrejti ti drejtohen Qeverisë me sugjerime, ndërsa institucionet veprat i bazojnë tek sugjerimet. Janë shkurtuar harxhimet e funksionarëve dhe me këto financa shërohet sistemi financiar. Një prej masave e cila tanimë ka përmirësuar standardin është rritja e rrogës minimale, me të cilën janë përfshirë më tepër se 70 mijë bashkëqyetarë dhe kjo aktivizoi spiralen e rritjes së pagave në sektorin privat.Politika e qeverisë aktuale ka filluar të tërheq investime të jashtme,22 kompani janë gati të investojnë në Maqedoni. Me këto politika ekonomike ngadal financiarisht jemi duke stabilizuar shtetin. Jam i bindur se Maqedonia mund të ketë ardhmëri më të mirë, ndërsa qytetarët e saj të kenë jetë më dinjitoze. Njëkohësisht, plani për rritje ekonomike për buxhetin e vitit 2018 është 3,1 miliardë ose rreth 50 milionë euro më tepër.

Paralajmëroni proces ambicioz të reformave në vend. Si planifikoni ta bëni këtë në një situatë kur qeveria fillon të tregojë shenjat e para të paqëndrueshmërisë, kryesisht të ngjashme me shumicën e pakta dhe me ngurrim dhe parlamentare, kështu që ju jeni të detyruar të mbledhni një kuorum edhe me deputetët e koalicionit VMRO-DPMNE?

– Kemi koalicion stabil përshkak se partnerët kanë marrëveshje të qartë i cili bazohet në reformat dhe në kërkesat e qytetarëve. Përderisa kjo është prioritet i Qeverisë, ajo do të jetë stabile dhe në këtë rast besoj se ekzistojnë kushte që këto qëllim të pranohen dhe përkrahen edhe prej deputetëve që deri më tani nuk ishin pjesë e shumicës parlamentare. Mendime të ndryshme çdoherë do të ketë, duke kyçur këtu edhe ndryshime më të vogla kadrovike, por misioni është i qartë, dhe të gjitha kapacitet janë përqëndruar në përmbushjen e saj – sigurimi i jetës më të mirë, më të qetë dhe më kualitative për qytetarët e Maqedonisë, së bashku ndërtojmë një shoqër, e barabartë për të gjithë. Nëse përqëndrohemi tek këto vlera, Qeveria do të jetë stabile.

A prisni ringjallje të dialogut politike pas ndërrimit të lidershipit të VMRO –DPMNE-së dhe për cilët çështje jeni të gatshëm të bisedoni me opozitën?

-Çdo shtet ka nevojë për opozitë kritike dhe demokratike. Ajo duhet shumë qartë të përcjell punën tonë dhe në çdo moment të tregoj se ku mund të përmirësohemi. Ajo do ti ndihmojë Qeverisë, për të punuar edhe më tepër dhe më mirë Në këtë drejtim pres bashkëpunim konkstruktiv edhe me partin opozitare VMRO – DPMNE, e cila tani drejtohet nga ana e Hristijan Mickovski. Në takimin tonë të parë zhvilluam bisedë konstruktive, por në disa tema kishim edhe mendime të ndryshme. Por u pajtuam për një gjë- prania e opozitës është e patjetërsueshme në procesin e reformave. Me Mickovskin konstatuam se vendi i Maqedonisë është në NATO dhe BE.

Përshkak të bashkëpunimit, a ndërruat qëndrimin ndaj kryetarit Ivanov? Cili është qëndrimi i tij ndaj Jush dhe Qeverisë, duke pasur parasysh faktin se nuk pranuat as legjimitetin e tij as zgjedhjet ku ai fitoi betejën për tu bërë kryetar shteti?

-Për të arritur unitet në shtet, përshkak të konceptit “një shoqëri”, është e patjetërsueshme që të gjithë faktorët politik të bashkëpunojnë. Pikërisht përshkak të kësaj, në një shtet demokratik, siç mendojmë se është Maqedonia, patjetër të ekzistoj dialogu mes Qeverisë dhe kryetarit të shtetit. Kuptohet se kohabitimi mund të jetë në nivel edhe më të lartë, por për këtë nevojitet që liderët e partive politike të tejkalojnë ngjyrat partiake dhe të ecin para doktrinave të rëndësishme dhe politikave të qarta për bashkim. Në këtë drejtim, ju përkujtoj se Qeveria kishte reagim ndaj fjalimit të fundvitit të Ivanovit në të cilën ai deri dërgoi mesazhe për ndarje të mëtutjeshme dhe i cili ishte në kundërshtim me konceptet e formimit dhe ndërtimit të një shoqërie.

Ku e bazoni optimizmin për anëtarësim të shpejtë të Maqedonië në NATO dhe fillimit të negociatave për në BE gjatë mesit të vitit së ardhshme? Çfarë ndryshoi dukshëm gjatë gjashtë muajve të kaluar në aspektin e përmbushjes së kritereve, diçka që ishte e paimagjinueshme para një viti?
Pas vetëm tetë muajve pas incidentit në Kuvend, Maqedonia në rajon, por edhe më gjërë, konceptohet si shetet normal demokratik. Këtë e arritëm me rindërtimin e marrëdhënieve shoqërore me fqinjët. Nënshkruam Marrëveshje për bashkëpuim dhe shoqëri me Bullgarin. Pas seancës së suksseshme ndërqeveritare me Bullgarin, të njejtën e organizuam edhe me Shqipërinë. Para një periudhe isha në Kosovë, ndërsa në mënyrë intensive mirëmbajmë shoqërinë me Serbinë. Më në fund, ndërtojmë besim me Greqinë, dhe kjo na jep të drejtën të konstatojmë se Maqedonia është mik i të gjitha fqinjëve. Unë dhe homolgët e mi jemi të vetëdijshëm se së bashku, si Ballkan Perëndimor, nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik dhe politik, mund të ecim para.

A është e mundur përparimi i rëndësishëm i Maqedonisë në rrugën drejt Brukselit pa heqjen e rendit të ditës çështjen e emrit? A mund të pritni përparim më të madh në zgjidhjen e këtij problemi gjatë qëndrimit tuaj dhe në çfarë mënyre do të arrihet?

-Çështja e hapur e emrit me Greqinë është hap i rëndësishëm në rrugën që Maqedonia duhet ta tejkaloj deri në integrimin e tërësishëm – nga jashtë dhe brenda. Ndërmjetësuesi Methju Nimic i takua me negociatorët nga të dyja palët dhe përcaktoi se ata janë të gatshëm që në thelb të depërtojnë në zgjidhjen e këtij problemi. Unë mendoj se deri në fund të gjashtë muajve të para të vitit 2018, kjo çështje do të përmbyllet.

Aleksandra M. Mitevska