Interpelanca e VMRO-së për Qeverinë gati, ja plani


Interpelanca me të cilën deputetët e VMRO-DPMNE-së kushtëzojnë kthimin në Kuvend është gati, ndërsa sot do të nënshkruhet nga deputetët e kësaj partie opozitare, transmeton Medial.mk.

Plani, thotë për TV24 funksionar i kësaj partie do të dorëzohet të shtunën në Kuvend, që deri të martën të gjendet në seancë parlamentare.

Se pritet që pas festës së Pashkëve, deputetët të diskutojnë për besimin e Qeverisë së Zoran Zaevit në koordinimin e të hënës e paralajmëroi këtë edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Që të kalojë interpelanca e nevojshme është që VMRO-DPMNE të sigurojë 61 vota. /Medial.mk/