Interesimi për takimin e “Zhan Mone”-s po bie


Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgl, vitin e kaluar disa herë theksoi se është i nevojshëm një takim i të gjithë liderëve politik në Maqedoni, me qëllim që të koordinohen për agjendën dhe prespektivën europiane të Maqedonisë e me theks të veçantë, për kontestin disa vjeçar që ka Maqedonia me Greqinë rreth kontestit të emrit.

Takimi ishte paraparë që të mbahet larg syve të opiniot dhe për këtë ishte caktuar që ai të mbahet në “Zhan Mone” në Paris, shkruan Zhurnal.

“Vitin e shkuar Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgl, disa herë theksoi nevojën e një takimi të të gjithë liderëve politik të Maqedonisë, larg opinionit apo ndryshe e njohur si takimi i “Zhan Monesë” afër Parisit. Bëhet fjalë për hapje joformale të procesit të dialogut, pa praninë e kamerave, gjatë të cilave do të bëhej përpjekje që të gjendet gjuhë e përbashkët për çështje të caktuara. Qëllimi është përafrimi i qëndrimeve për tema kryesore për procesin e integrimit. Unë mendoj se ky takim nuk është mbajtur për shkak se situate politike në vend nuk është ajo që ishte vitin e kaluar. Jnë tejkaluar barierat kryesore që pengonin vend në rrugën e integrimit në NATO dhe B-ja”, thotë për Zhurnal, Berat Azizi, analist.

Sipas tij, në vend ka një qëndrim unik në lidhje me çështje të caktuara siç janë reformat në sistemin e drejtësisë, fillimi i bisedimeve për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, nënshkrimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, dhe përmirëismi i raporteve me Kosovën dhe Greqinë kanë bërë që interesimi për një takim në “Zhan Mone”, të bie.

“Pavarsisht këtyre zhvilimeve pika e vetme e cila mund të detyrojë ndërkombëtarët që të organizojnë një takim të këtij lloji është çështja e emrit, apo mënyra se si do të zgjidhet kjo pasi opozita maqedonase ka shfaqur doza skepticizmi. Mendoj se takimi i ashtuquajtur “Zhan Mone”, mund të bëhet pas Samitit të NATO-së që do të mbahet në muajin korrik, nëse Maqedonia nuk arrin të merr ftesë me çka do të kemi një situatë politike dhe një të ardhme politike të pasigurtë për vendin”, thekson Azizi.

Mendoj, shton mëtej ai, se dështimi i klasës politike për të zgjidhur çështjet e hapura me Greqinë mund të prodhojë në takim “ Zhan Mone”, për të diktuar hapat e mëtutjeshëm të ecurisë së shtetit ose për tu njohur me rreziqet që mund të ketë Maqedonia në të ardhmen.

“Pavarësisht takimit të Zhan Monesë, moment final për zgjidhjen e kontestit të emrit është tani para Samitit të NATO-së, dhe klasa politike duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi pasi më vonë efekt nuk do të ketë as takimi në “Zhan Mone” në Paris, sepse përgjegjësia e klasës politike do të jetë e madhe dhe e pariparueshme. Diplomacia evropiane pa mbështetjen amerikane e ka të vështirë që nga takimet e supozuara të tipit të “Zhan Mone”, të nxjerr ndonjë rezultat konkret dhe zgjidhje afat gjate”, nënvizon Berat Azizi, analist.