Intelektualët shqiptarë refuzojnë katër propozime të Nimicit për emrin, dy i pranojnë!


Një grup i intelektualëve shqiptarë në mesin e të cilëve Arsim Sinani, Nijazi Muhamedi, Verdat Kolonja, Abdulla Mehmeti, Shpëtim Pollozhani, Alisetar Ramadani etj., kanë përpiluar nëpërmjet një deklarate me shkrim kanë njoftuar se kanë hartuar një Memorandum shqiptar për kontestin në lidhje me emrin e Maqedonisë, njofton Zhurnal.

Grupi i punës i intelektualëve shqiptarë për hartimin e Memorandumit për emrin e Maqedonisë, në takimin e së shtunës të mbajtur në Shkup, morri këto qëndrime:

1. Emrat që janë shtruar për zgjidhjen e kontestit për emrin e Maqedonisë nga ndërmjetësi ndërkombëtar Metju Nimic:

• Republika e Maqedonisë Veriore;

• Republika e Maqedonisë së Epërme;

• Republika e Maqedonisë së Re;

• Republika e Maqedonisë së Vardarit;

• Republika e Maqedonisë (Shkupi), janë shumë të diskutueshëm për ne, që do të argumentohen dhe në lidhje me ato do të definohet qartësisht qëndrimi i palës shqiptare përmes Memorandumit shqiptar i cili është në përgatitje e sipër.

2. Prej këtyre propozimeve, emrat me përcaktim gjeografik, siç janë: Republika e Maqedonisë së Epërme dhe Republika e Maqedonisë Veriore, për palën shqiptare janë kategorikisht të papranueshëm, për faktin se, në variantin origjinal dhe në varientin e përkthyer prekin interesat e palëve të treta, integritetin territorial të dy shteteve fqinje, Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe edentitetin kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni.

3. Emri me përcaktim gjeografik ,,Maqedonia e Vardarit”, po ashtu është i papranueshëm për palën shqiptare sepse me një përcaktim të këtillë nënkuptohet rikthimi i ndikimit serb mbi Maqedoninë, përkatësisht sllavizimi dhe serbizimi i këtij territori si ,,Banovinë serbe” e dikurshme.

4. Emrat e propozuar, si ,,Maqedonia e Re” (që krijon mundësi të për ridefinimin e shtetit mes shqiptarëve dhe maqedonasve), nga ana tjetër lejon heqjen dorë të palës shqiptare dhe maqedonase nga e kaluara e hershme e Maqedoniasë, të cilën pala greke mundohet ta mbajë si eksluzivitet të vetin, me helenimizimin e Maqedonisë; ndërsa emri ,,Republika e Maqedonisë (Shkupi)”, mund të jetë i pranueshëm për shqiptarët me kusht që në negociatat për zgjidhjen përfundimtare për emrin të marrin pjesë edhe përfaqësuesit legjitim të palës shqiptare, grupi hartues i këtij Memorandumi. Këto dy emra, cilido që të pranohet si zgjidhe përfundimtare, të mos e njëjtësojë identitetin etnik me identitetin shtetëror, përmes emrit të shtetit.

5. Emir i ri i shtetit duhet të pasqyrojë realitetin kulturor, historik dhe shumetnik të Maqedonisë. Një emër ekskluziv që do t’i përjashtojë shqiptarët do jetë i paranueshëm për ne.

6. Emri përfundimtar i negociuar nga palët, përfshirë imperativisht edhe palën shqiptare, në të gjitha variantet, dokumentet përfundimtare nga këto bisedime, si dhe në kushtetutën e re të Maqedonisë, përkrah gjuhës maqedonase të shkruhet edhe në gjuhën shqipe dhe alfabetin e saj.

7. Grupi punues për hartimin e Memorandumit, nga dita e sotme ka vënë në diskutim edhe propozimin për emrin e ri, si variant i pranueshëm nga pala shqiptare, të cilin do ta bëjë publik përmes Memorandumit.