Intelektualët: Ndryshimi i emrit, nuk prek identitetin,”shqipen” po e zvarrisin partitë maqedonase dhe ato shqiptare


Nisur nga mungesa e një koordinimi të mirëfilltë të faktorit politik shqiptar, intelektual dhe akademik në IRJ të Maqedonisë, një grup intelektualësh shqiptarë ka diskutuar problematika, të cilat janë të rëndësishme për shqiptarët në Maqedoni, shkruan Gazeta Lajm.

Ne, një grup i intelektualëve nga IRJ e Maqedonisë, gjykojmë se:

° Për sa i përket ndryshimit të emrit, duke pasur parasysh identitetin shtetëror, gjykojmë se identiteti kombëtar nuk preket;

° Në një të periudhë kohore sa më të shpejtë të hapen diskutime dhe të dilet me një memorandum me qëndrimet e shqiptarëve për zgjidhjen e çështjes së emrit, në mënyrë të koordinuar me të gjithë resurset që kanë shqiptarët në IRJ të Maqedonisë, si brenda dhe jashtë vendit;

° Ne, një grup intelektualësh shqiptarë nuk e pranojmë mospërfshirjen e shqiptarëve në bisedime për zgjidhjen e emrit të IRJ të Maqedonisë;

° Nuk e njohim legjitimitetin e disa përfaqësuesve shqiptarë për çështjen e emrit, pasi që nuk ka gjithëpërfshirje dhe ato qëndrime i konsiderojmë si individuale për këtë çështje;

° Mendojmë se zvarritja e mos zyrtarizimit të plotë gjuhë shqipe është truk i partive politike maqedonase dhe shqiptare që gjuha shqipe të mos e gëzojë edhe atë pak status të cunguar, me synim për ta kthyer gjuhën shqipe në gjuhë pakice, me qëllim që të mos njihet ndërkombëtarisht në OKB si gjuhë zyrtare e IRJ të Maqedonisë;

° Ne, grupi i intelektualëve i ftojmë të gjithë ata që mendojnë se mund ta japin kontributin e tyre të na bashkëngjiten në këtë proces të rëndësishëm;

° Diskutimet për çështje që kanë të bëjnë me interesat e shqiptarëve u rra dakord që të vazhdojnë edhe më tutje.

Kërkojmë që kjo Deklaratë të mbështet nga të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Tani është momenti të jemi me një qëndrim.

Prof. Shpëtim Pollozhani
Prof. Abdulla Mehmeti
Prof. Arsim Sinani
Prof. Nijazi Muhamedi
Prof. Avni Avdiu
Ing. Verdat Kolonja