Inspektorati shëndetësor mbyll spitalin privat Sante Plus


Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor ka kryer kontroll në spitalin privat “Sante Plus”, informon Zhurnal.

“Kontrolli ka regjistruar parregullësi në punën e spitalit, andaj është urdhëruar që të mbyllet ky spital deri në mënjanimin e parregullësive”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Arsye e kontrollit të Inspektoratit Sanitar në këtë spiatl është vdekja e lehonës Debora Xhambazi gjatë lindjes të enjten e javës së kaluar.

Bebja e saj për momentin gjendet në klinikën për sëmundje të fëmijëve dhe është në gjendje stabile.