(Video) Incident në Haraçinë, policia gjuan me armë zjarri

Incident në Haraçinë. Sipas dëshmitarëve të rastit tre plumba janë gjuajtur në drejtim të një makine e cila dyshohet se është drejtuar nga dy persona të kërkuar me flet arrest. Ndërkohë nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se të dyshuarit me mjetin e tyre janë nisur drejt policëve dhe duke u ndjerë të kërcënuar kanë ato kanë shtënë në ajër.

Banorët e Haraçinës, dëshmitarë të ngjarjes thonë se pjesëtarë të njësitit Alfa kanë zbritur nga vetura dhe pa paralajmërim kanë gjuajtur në drejtim të automjetit të të dyshuarve. Të revoltuar më të shtënat në vendbanim, banorët e Haraçinës bllokuan edhe rrugën kryesore. Ata kërkojnë nga MPB-ja që të shpjegohen për rastin në fjalë dhe apelojnë që një gjë e tillë të mos përsëritet në të ardhmen. Sipas dëshmitarëve të dyshuarit nuk kanë shtënë ndaj policisë. Alsat mëson jozyrtarisht se të dyshuarit janë ende në arrati./Аlsat M