Ilda e kuqe zjarr në Montekarlo, harron rregullat e veshjes


Duket se ditët e kaluara në Monako i kanë lënë shumë mbresa, sepse bukuroshja seksi, Ilda Bejleri, nuk rresht së publikuari foto nga kohët e kaluara atje.

Por pavarësisht se është një vend i luksit më ekstrem dhe borgjezisë, vështirë se do të gjenim një zonjushë ose zonjë të veshur kështu, në orar paraditeje, në diell, nëpër rrugët e bukura bregdetare.

Ky fustan i kuq në mëndafsh, me aplikacione e shumë shkëlqim, është absolutisht një veshje darke dhe aspak nuk karakterizon borgjezinë e atij vendi.

Dëshira për të rënë në sy, edhe në një vend si Montekarlo, e ka bërë Ildën të harrojë rregullat e veshjes./Albanian Free Press