Igor Jug ka disa fjalë për ata që e burgosën


Njëri prej të akuzuarve kryesorë për 27 Prillin, Igor Jug, ka dëshmuar sot në Gjykatën Penale në Shkup. Ai ka folur sot për organizimin e aksionuit të dhunshëm në Kuvend. Igor Jug ka thënë se është VMRO, por jo DPMNE dhe se do t’ua fal atyre që e përndjekin, por nuk do t’ua harrojë kurrë.

“Jam mëkatar, por krishterimi më mëson të fal. Do t’ua fal, por asnjëherë nuk do t’ua harroj, pasi më dërguan në përndjekje. Ashtu siç Shën Petri u largua nga Jesusi, ashtu edhe ata u larguan nga ne. E lus Zotin që politikanët tonë të vetëdijesohen dhe të bëjnë punë të mira”, deklaroi Igor Jug. Ai ka rrëfyer se për partinë e tij ka kryer gjitha punët që një njeri mund t’i bëjë.