Identifikohen sulmuesit e incidentit në qendër, MPB: Grupi i Shvercerave nuk qëndron pas incidentit


Janë arrtestuar dy nxënës të shkollës së mesme ndërsa i treti kërkohet me fletarrest. Ata e kanë pranuar fajësinë dhe kundër tyre do ngriten padi penale. MPB demantoi spekulimet se bëhet fjalë për qërim hesapësh nga grupe të tifozëve.

“Të dy personat e arrestuar janë[ nxënëst të shkollave të mesme që vijojnë mësimin në Gjimnazin Cvetan Dimov dhe duhet të bëj të ditur se nuk bëhet fjalë për paraqitje të organizuar sic dëshirohet të paraqitet në publik se grupi i Shvercerëve qëndron pas këtij incidenti. Ky incident ka ndodhur rastësisht gjatë daljes së të miturit nga autobusi me numrë 57”, tha Llazo Vellkovski, drejtor i byrosë për siguri publike.

Policia ka zhvilluar takime me përfaqësues të klubit futbollistik Shkupi dhe Shvercerët të cilët kanë mohuar se sulmuesit janë antar të grupit tifoz.17 vjecari i cili kishte lëndime të rënda trupore është jashtë rrezikut pë jetën. / MRTV