I vazhdohet paraburgimi Janevës edhe për 30 ditë


Фото: Б. Грданоски

Gjykata Penale sot ia vazhdoi paraburgimin ish-prokurores speciale publike, Katica Janeva edhe për 30 ditë.

Ajo ndodhet në paraburgim në burgun hetues Shkup dhe masa aktuale e arrestit i skadon të premten.

Lidhur me propozimin e parashtruar të mbrojtjes së Janevës për pezullim të masës së arrestit dhe përcaktim i masës më të butë për sigurim të pranisë me garancinë e ofruar të dorëzuar deri te gjykatësi i procedurës paraprake, i njëjti është parashtruar për opinion tek prokurori publik kompetent, ndërsa pas vendimit të marrë të gjykatës, palët dhe opinioni do të njoftohen në mënyrë shtesë.

Avokatja e Janevës, Irena Fërçkovska dje në Gjykatë parashtroi kërkesë për pezullim të masës arrest për ish-prokuroren speciale publike.

“Kanë dështuar bazat për përcaktimin e masës së paraburgimit dhe qëllimi mund të arrihet edhe me masë tjetër, nuk duhet të shkohet me masën më të rreptë sipas ligjit. Konsiderojmë se bazat kanë dështuar me vetë shkarkimin e saj nga PSP-ja dhe nga PTHP-Gjevgjeli. E tërë kjo është theksuar në propozim dhe do të shohim çfarë vendimi do të sjell Gjykata”, deklaroi Fërçkovska.