I pasigurt takimi i liderëve, Mickoski nuk e sheh të nevojshme për të diskutuar


Është i pasigurt takimi i i liderëve që kryeministri Zoran Zaev e paralajmëroi për të premten në Klubin e deputetëve, pasi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dje kumtoi se nuk sheh nevojë për të marrë pjesë në takimin i cili, siç tha, do të bisedohet për gjithçka, e jo për atë që i është e nevojshme vendit, zgjedhje të parakohshme. Ftesën për takim të liderëve e pranuan liderët e BDI-së dhe Aleancës për Shqipëtarët, Ali Ahmeti dhe Zijadin Sela.

“Zotëri Zoran Zaev bën thirrje për takim të liderëve, ndërsa unë do të përgjigjem se nuk e shikoj të arsyeshme praninë time në takim në të cilin do të  bisedohet për gjithçka, për gjithçka dhe kjo do të jetë një alibi, ndërsa nuk do të bisedohet për atë që sot i nevojitet Republikës së Maqedonisë, datës kur do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Mickoski në pres konferencën pasdite në selinë e partisë.

Takimi, sipas tij,  do të ishte një teatër i panevojshëm, siç citoi “përkundër atyre stenda-ap ndodhive në Qeveri edhe përkundër atij vetë inkurajimi që thotë Zaev se gjithmonë është i gatshëm që të dalë në zgjedhje, vetë ai po ballafaqohet me  frikën e tij për një debakëll të këtyre zgjedhjeve”.

Kryeministri Zoran Zaev dje në një intervistë për MIA-n i ftoi të gjithë të ftuarit, mes të ciëve edhe liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare, Mickoski që të marrë pjesë në takimin e liderëve, në të cilin, siç tha, tani më i ka nominuar temat, por ka mundësi dhe është i hapur edhe për tema tjera. të propozohen nga partitë politike.

“Të mos shohësh arsye se pse të mos vish në takimin e liderëve ku do të flitet për PP, ndërsa flet për qeverisjen e së drejtës, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, e tregon të kundërtën. Ai nuk është për qeverisjen e së drejtës dhe për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ne dëshmojmë pacënueshmëri në pavarësinë e organeve të pavarura siç është PP dhe gjyqësia. Kjo ndodhë, kjo është përditshmëria jonë. Nuk shoh se pse ai nuk do të kishte arsye të organizojmë regjistrim në vendin tonë pasi partia e tij derisa ishte në pushtet e bëri vendin tonë të jetë prej vendeve të rralla së bashku me Somalinë dhe nuk e di se cilat, të mos ketë regjistrim”, theksoi Zaev.

Nga BDI-ja e konfirmuar praninë në takim, ndërsa dje zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani deklaroi se partia do ta prezantojë qëndrimin se vendi ka nevojë për një institucion që do të fokusohet në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë në politikë.

“BDI-ja do të kërkojë të fillojë të realizohet nisma për veting. Mendojmë se kjo është e nevojshme nëse duam kthimin e besimit në institucionet nga ana e qytetarëve, por edhe nga ana e institucioneve të BE-së dhe do të kërkojë të përmbushen të gjitha çështjet që do të na e hapin rrugën për marrjen e datës për fillimin e negociatave me Unionin”, tha Osmani.

Ftesën e kryeministri, të hënën e pranoi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, Nga Kabineti i Selës theksojnë se do të marrin pjesë në takim dhe se do të prezantojnë propozime dhe ide të tyre për çështjet për të cilat do të diskutohet.

“Është mirë që kryeministri ka filluar ta ndjejë fuqinë e vërtetë të Aleancës së Shqiptarëve. Gjithmonë kemi menduar se takimet e tilla të liderëve duhet të konvokohen më shpesh kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme shtetërore. Do ta pranojnë ftesën dhe me siguri do të marrin pjesë në takim me propozime dhe ide tonat për çështjet për të cilat do të diskutohet”, qëndron në informacionin e dërguar nga Kabineti i Selës.