I hiqet paraburgimi Mijallkovit për “Titanik 2”


Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup i hoqi masën arrest shtëpiak Sasho Mijallkovit të cilën e mori pas shqiptimit të aktvendimit për lëndën “Titanik 2” të PPS dhe i caktoi masë kujdesi, të paraqitet në gjykatë, ndërsa përkohësisht i është marrë pasaporta dhe nuk duhet ta braktis shtetin as me letërnjoftim.

Siç kumtuan nga Gjykata Themelore Shkup, duke vepruar sipas detyrës zyrtare në lëndën penale-ligjore kundër S.M  në pajtim me nenin 173 paragrafi 1 pika 6 në lidhje me paragrafin 3  me nenin 481 paragrafi 4 në lidhje me nenin 146 paragrafi 1 dhe 2 dhe 33 në lidhje me paragrafin 2 nga LPP Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup solli vendim me të cilin hiqet masa arrest shtëpiak për të akuzuarin i përcaktuar me vendim të Gjykatës së Apelit – Shkup prej 28 mars 2019.

“Në pajtim me nenin 481 paragrafi 4 nga LPP, kur gjykata shqipton aktvendim dënim me burg mund të caktoj i akuzuari të vendoset në paraburgim, gjegjësisht të qëndroj në paraburgim, nëse ekzistojnë arsyet nga neni 165 paragrafi 1 pika 1,2 dhe 3. Paraburgimi në rast të tillë mund të zgjas derisa aktvendimi të bëhet i plotfuqishëm por më gjatë deri më 60 ditë, sqarojnë nga gjykata. Me vendim të Gjykatës së Apelit – Shkup vendimi i gjykatës të shkallës së parë është riorientuar me atë që për të akuzuarin është përcaktuar masa arrest shtëpiak i cili zgjat derisa aktvendimi të bëhet i plotfuqishëm, ndërsa më gjatë 60 ditës në pajtim me nenin 481 paragrafi  2 në lidhje me nenin 165 paragrafi 1 pika 1 nga LPP”, kumtojnë nga gjykata.