I dyshuari i dytë në lëndën “Reket”, Zoran Milevski-Kiçeec, është lëshuar në arrest shtëpiak

I dyshuari i dytë në lëndën “Reket”, Zoran Milevski-Kiçeec, do të lëshohet në arrest shtëpiak, pasi sot gjykatësi në procedurë paraprake, pas marrjes së mendimit pozitiv nga prokuroria, e pranoi propozimin e mbrojtjes si të arsyeshëm.

“Gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkup duke vepruar në propozim të mbrojtjes të Z.M, i përfshirë me lëndën në opinion të njohur si ‘Reket’, për heqjen e masës paraburgim dhe përcaktimin e masës arrest shtëpiak  prej 19.09.2019, e ka dorëzuar për mendim te prokurori kompetent publik. Sot pas marrjes së mendimit pozitiv nga prokuroria, propozimi i mbrojtjes do të pranohet si i arsyeshme, gjykatësi në procedurë paraprake, në pajtim me dispozitat ligjore, solli vendim me të cilin masa paraburgim hiqet dhe përcaktohet masa arrest shtëpiak “, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Publike në Shkup.

Duke pasur parasysh se ankesa nuk e shtyn zbatimin, nga Gjykata Themelore Penale informojnë se vendimi u është dërguar edhe palëve, ndërsa i akuzuari do t’i nënshtrohet arrestit shtëpiak në shtëpinë  e tij.