I akuzuari Trajkovski për “27 prillin”: Kërkoj të më dënoni për atë që e kam bërë, jo për terrorizëm


Nga Gjykata kërkoj të më dënojnë për atë që e kam bërë, dhe jo për terrorizëm. Gabimi i vetëm është që kam qenë në vend të gabuar në kohë të gabuar,  theksoi i akuzuari Vllatko Trajkovski në fjalët përfundimtare të gjykimit për ngjarjet  në Kuvend  më 27 prill të vitit 2017.

Trajkovski theksoi se që të bëhet diçka, duhet të ekzistojë qëllim,  ndërsa që të mos ndodh ajo  që ndodhi,  sipas tij,  nuk është dashur të hapen dyert në Kuvend.

“Të gjithë e dimë se dyert i hapën Kërsto Mukoski dhe Sasho  Vasilevski, me urdhër të atij  që ka porositur policë për në fshat”, theksoi i akuzuari Trajkovski.

Për deklaratat e të pandehurit, ndërsa tani i amnistuar Stefan Mlladenovski, Trajkovski tha se janë kuptuar shumë punë, por jo edhe  puna  që ai e ka bërë në Kuvend.

“Hari Lokvanec në deklaratën  si dëshmitar  në këtë rast tha se kur ka dalë  nga pres-salla  është goditur në kokë  nga një person me kaçule. Ai  person është Stefan Mlladenovski, tha Trajkovski.

Në lidhje me deputetin Sashko Kostov,  Trajkovski tha se ai e ka ofenduar dhe e ka fyer,  pas së cilës ka marrë aparat kundër zjarrit dhe e ka lagur. Potencoi se deputeti ka ngritur dorë, me ç’rast nga frika  të mos sulmohet Trajkoski i ka dhënë dy-tre goditje  nga të cilat Kostov ka rënë dhe menjëherë është ngritur. Për akuzën se ai e ka goditur Radmilla Shekerinskën, Trajkovski  tha se në incizime  shihet  se nuk e godet ai,  por personi i cili e mbron.

Në Gjykatën Penale në Shkup për momentin fjalët përfundimtare i jep i akuzuari Uillijam Mihajlovski.

Procesi gjyqësor filloi në muajin gusht të vitit të kaluar dhe e udhëheq Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësues  i të akuzuarve është  Villma Ruskovska. Procesi filloi kundër 33 të akuzuarve, por me Ligjin për amnisti  janë falur gjithsej 15 persona.

Në bankën e të akuzuarve mbetën: Mitko Çavkov, Dushko Lazarov,  Goran Gjoshevski-Levi, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Oliver Radullov, Igor Durlovski, Jane Çento, Igor Jug, Aleksandar Vasilevski-Ninxha, Nikolla Mitrevski-Kolo, Mlladen Dodevski, Gorançe Angelovski, Vllatko Trajkovski dhe Villijam Mihajlovski, të cilët akuzohen  se kanë bërë vepër penale rrezikim terrorist të rendit kushtetues.