Hyrja me dhunë në Kuvend, ngjarja më negative për demokracinë e Maqedonisë


Pas 26 vjet nga pavarësia, më 27 prill të vitit 2017 Maqedonia e përjetoi momentin më negativ në historinë e saj demokratik, të mbushur me dhunë në Parlament.

Edhe përveç asaj që tani më ka të dyshuar dhe të arrestuar për incidentin, në të cilin janë të përfshirë edhe deputetë, në opinion nuk janë të njohur porositësit e kësaj ngjarje.

Proceset demokratike në Maqedonia u bllokuan më shumë se katër muaj para incidentit të dhunshëm në Kuvend më 27 prill. Bllokada nënkuptonte negociata të dështuara për formimin e qeverisë midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit të vitit 2016, nga 30 dhjetori i vitit 2016 është shtyrë përzgjedhja e anëtarëve të Komisionit kuvendor për çështjen e zgjedhjeve dhe emërimeve që nënkuptonte pamundësi për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit dhe pastaj edhe zgjedhja e Qeverisë së re, të cilën duhej ta kryesojë kryeministri i tanishëm Zoran Zaev.

Dy muaj më parë filluan protesta të nismës civile “Të bashkuar për Maqedoninë” kundër zgjedhjes së kryetarit shqiptar të Kuvendit dhe kundër kërkesave nga e a.q. Platforma e Tiranës, me të cilën mes të tjerash është hedhur poshtë edhe çështja për avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni.

Për një pjesë të madhe të qytetarëve, bllokadat dhe protestat nënkuptonin vazhdim të pasigurisë në pikëpamje ekonomike, politike dhe ndëretnike, aq më tepër që Maqedonia nga viti 2015 nga publikimi i bisedave të përgjuara ishte në krizë.

Në Kuvendin e RM-së, 27 prilli për raportuesit e Kuvendit ishte ditë si çdo tjetër në muajt pas zgjedhjeve. Edhe atje është ndjerë pasiguri, por edhe njëfarë monotonie. Ndryshime paralajmëroi informacioni se në orën 14:00 gjatë pushimit, konferencë për shtyp do të mbajë deputeti i atëhershëm dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev. Potencoi se proceset demokratike në vend duhet të zhbllokohen dhe se institucionet duhet të punojnë në kapacitet të plotë.

“E marrim për obligim të vazhdojmë me proceset demokratike, me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit dhe pikërisht nga radhët e shumicës së formuar”, theksoi Zaev, duke mos i saktësuar me këtë rast cilat janë hapat dhe kur do të ndodhë kjo.

Theksoi se shumica parlamentare që e përbënin LSDM-ja, BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët, nuk do të lejojë që opozita në Kuvend, Trajko Vejlanoski dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së, të vazhdojnë, siç theksoi, ta shkelin Rregulloren, ligjet dhe Kushtetutën e RM-së dhe t’i trajtojë dhe t’i terrorizojë qytetarët me rrezikim të ekzistencës dhe jostabilitetit.

Seanca vazhdoi pas orës 15 dhe përfundoi pas orës 18. Ndërkohë para objektit të Kuvendit zhvillohej protestë e nismës qytetare “Për Maqedoninë e Përbashkët”. Zgjedhja e Talat Xhaferit kryetar i Kuvendit filloi menjëherë pas përfundimit të sesionit të pasdites pas orës 18. Zaev i bëri thirrjet deputetit më në moshë në sallë, Ferid Muhiq që ta udhëheqë seancën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, derisa deputetët e VMRO-DPMNE-së brohorisnin “zgjedhje, zgjedhje”, ndërsa më pas e kënduan himnin e Maqedonisë. Procedurën më pas a vazhdoi Goran Misovski i PRSD-së, ndërsa deputetët e VMRO-DPMNE-së akuzuan për “grusht shtet”. Xhaferi, sipas filmimeve të publikuara është zgjedhur kryetar i Parlamentit katër deri në pesë minuta pas fillimit të procedurës. Derisa deputetët e shumicës në pushtet ia urojnë, në prapavijë dëgjohet himni i Maqedonisë. Pas përfundimit të zgjedhjes së Xhaferit, Zaev dhe deputetët e tjerë të shumicës shkojnë në pres qendrën, ndërsa deputetët e VMRO-DPMNE-së mbeten në sallën plenare. Dhe atëherë ka ndodhur hyrja e dhunshme e qytetarëve dhe personave të dhunshëm në Parlament.

Nga salla e Kuvendit derisa bëhej zgjedhja e Xhaferit, u larguan deputetët e BESËS si dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Të dyshuar se i kanë hapur portat e Kuvendit për njerëzit jashtë janë deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe një pjesë e sigurimit të Kuvendit.

Personat të cilët hyrën me dhunë në Kuvend ishin prej grupit të kryesuar prej nismës qytetare “Për Maqedoninë e Përbashkët” e cila protestoi para objektit.

Disa prej tyre me dhe pa maska në kokë u drejtuan nga salla e pres konferencave ku ndodhi incidenti kryesor.

Sipas njohurive të deritanishme të policisë dhe prokurorisë, sulmi ka ndodhur rreth orës 19. Dyert e Kuvendit i kanë hapur deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët aktualisht janë të dyshuar dhe janë në arrest, ndërsa në këtë rol ka pasur edhe sigurimi i Kuvendit. Disa prej tyre tashmë janë liruar nga policia.

Pasi janë drejtuar drejt sallës së pres konferencave qytetarët në mesin e të cilëve edhe personat e maskuar, janë paralajmëruar të mos hyjnë. Fizikisht janë sulmuar deputetë dhe gazetarë ndërsa lëndime trupore kanë marrë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe deputetët Ziadin Sela, Oliver Spasovski, Lupço Nikollovski, Damjan Mançevski dhe Maksim Dimitriveski. Deputetët dhe gazetarët u goditën me stativat e kamerave në kokë, ndërsa në drejtim të tyre u hodhën tavolina, karrige dhe gjësende të tjera.

Deputetët u evakuuan nga Kuvendi me automjete të blinduara në orët e vona të natës, ndërsa policia me shok bomba i shpërndau protestuesit nga ndërtesa e Kuvendit, ndërsa më pas edhe ata që ishin para objektit të Parlamentit.

Sipas raportit të MPB-së, 70 qytetarë, 22 policë dhe tre deputetë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalet në Shkup.

Policia, siç pastaj është konstatuar, ka reaguar shumë kohë më pas hyrjes së dhunshme. Sipas disa informatave kjo ka ndodhur madje tre orë më vonë. Ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme theksoi dyshim se drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov qëllimisht e ka penguar intervenimin policor. Çavkov për momentin është në paraburgim për rastin.

Dy ditë pas ngjarjes, u arrestuan disa pjesëmarrës në sulmin në Kuvend. Nëntë persona të cilët hynë në Kuvend u akuzuan për pjesëmarrje në turmë dhe nga gjykata morën dënime me burg me kusht. Katër vite burg,mori edhe personi i cili e sulmoi Radmilla Shekerinskën.

Për shkak të lëshimeve të policisë, nga puna u suspenduan rreth njëzet nëpunës policorë.

VMRO-DPMNE e dënoi incidentin, por zgjedhja e Xhaferit për ta është grusht shtet dhe ai nuk ka legjitimitet. Lideri i atëhershëm i partisë Nikolla Gruevski para incidentit në intervistë televizive bëri thirrje për protesta, por gjatë ngjarjeve në Kuvend ishte në Vjenë.

Megjithatë, 36 persona, midis të cilëve edhe Çavkovi, deputetët Kërsto Mukoski, Zhaklina Peshevska, Sasho Vasilevski, udhëheqësit e “Për Maqedoni të Përbashkët”, të punësuar në Kuvend dhe të tjerë, të dyshuar për Rrezikim terrorist të sistemit kushtetues dhe sigurisë u arrestuan nga policia më 28 nëntor të këtij viti. Një pjesë më e madhe e tyre ende janë në paraburgim, ndërsa një pjesë e vogël në paraburgim shtëpiak.

Incidenti më i përgjakur në Demokracinë e Maqedonisë ende është sfidë për institucionet, por edhe për qytetarët të cilët kërkojnë përgjigje se kush dhe pse dëshiroi të ndodhë një incident i këtillë në Kuvend.