Humb jetën një grua në lumin Vardar


Një grua nga Gostivari identiteti i se cilës ende nuk dihet, mëngjesin e sotëm, në rrethana të panjohura deri më tani, është rrëzuar në ujërat e lumit Vardar.
Dëshmitar të rastit kanë arritur që ta nxjerrin nga lumi dhe e kanë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit, ku edhe ka humbur jetën. Rasti ka ndodhur tek pjesa e lumit në afërsi të thertores. Për shkaqet e rrëzimit dhe detajet e rastit priten informatat nga policia.