Humb jetën motoçiklisti gjatë një aksidenti në Shkup


Gjatë orëve të para të mëngjesit në një aksident rrugor që ndodhi në afërsi të urës Binjake një motoçiklist ka humbur jetën. Aksidenti ka ndodhur si shkas i përplasjes së  një automjeti i tipit “Mitsubishi” me targa të Shkupit me motoçikletën.

Si pasojë e kësaj përplasje motoçiklisti ka humbur jetën në vendin e ngjarjes,  kurse drejtuesi i automjetit është lënduar lehtë. Për momentin nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.