Humb jetën inxhinieri i minerave

Një inxhinier në firmën “Mak-Dril” nga Kavadari humbi jetën si pasojë e goditjes nga një gur gjatë minimit në minierën “Govrlevo”, njoftoi policia.

Dje, rreth orës 14:25 nga ndihma e shpejtë është raportuar se ka vdekur personi M.N. (54) nga Kavadari, i punësuar si inxhinier në firmën “Mak -Dril”.

Ai siç ishte cituar në njoftim nga MPB-ja, gjatë minimit në minierën “Govrlevë” ishte goditur nga një gur në pjesën e kraharorit dhe si pasojë humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Është kryer hetim, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të ndjerit është dhënë në autopsi.