Humb jetën 5 – vjeçarja derisa po festonte me bashkëmoshatarët


Një fëmijë 5 vjeç ka humbur jetën teksa ndodhej në një feste me bashkëmoshatarët. Shkaku i vdekjes së minorenes do të zbardhet pas autopsisë, urdhëruar nga Prokuroria e Messinës.

Prokuroria hapi një dosje për vdekjen e pesëvjeçares dje në mbrëmje pasi u ndje keq gjatë një parti.

Vajza me nënë italiane dhe baba shqiptar, po luante me fëmijët e tjerë, kur nuk po ndihej mirë. Në lëkurë i janë shfaqur pulla të kuqe, ndërsa ka humbur ndjenjat. Prindërit e 5 vjeçares i kanë hedhur ujë për ta përmendur dhe e kanë transportuar drejt spitalit me urgjencë. Ndërhyrja e mjekëve nuk ka mundur të kthejë në jetë të miturën.

Nga simptomat që ka shfaqur e mitura, mjekët dyshojnë se ajo mund të ketë pësuar një goditje anafilaktike ose një aneurizëm të aortës, një sëmundje e fshehtë e cila rrezikon seriozisht jetën./l.k./