Hoxha: Drejtori i Agjencisë për Ligjin për përdorimin e gjuhëve do të zgjidhet në shpallje publike


 Drejtori i Agjencisë e cila do ta ndjekë zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve do të zgjidhet në shpallje publike.

Zëdhënësi qeveritar Muhamet Hoxha në seancën e sotme të rregullt për shtyp deklaroi se në seancën e djeshme qeveritare është biseduar rreth emërimit të drejtorit të Agjencisë dhe se konstatim i përbashkët është se ai duhet të zgjidhjet në shpallje publike.

“Formimi i Agjencisë del nga Ligji për përdorimin e gjuhëve. Në seancën e djeshme të Qeverisë është diskutuar rreth emërimit të drejtorit të Agjencisë dhe konstatim i përbashkët është që drejtori të zgjidhet përmes shpalljes publike, ndërsa Sekretariati i përgjithshëm obligohet lidhur me publikimin e shpalljes”, tha Hoxha.