Holanda jep dritën jeshile: Shqipërisë sot t’i hapen negociatat me BE


Qeveria e Holandës ka dhënë sinjale të forta se është tërhequr nga bllokimi i hapjes së negociatave të Shqipërisë.

Ka qënë ministri i jashtëm i Holandës, Stef Blok , i cili ka deklaruar se shpreson se sot do të jetë dita kur Shqipëria dhe Maqedonia do të marrin miratimin për hapjen e negociatave.

Por pavarësisht fjalës së mirë, ai nuk dha garanci për hapjen e negociatave, por deklarata e tij është surprizuese pasi pritej që Holanda të bllokonte Shqipërinë. /albeu.com/