HOJT JI PËR N1: Nuk do të jem ambasador në Maqedoni


Përfaqësuesi diplomatik i SHBA-ve, Hoyt Brian Yee në intervistë ekskluzive për televizionin boshnjak N1 i përgënjeshtron lajmet e paraqitura në disa media se ai do të jetë ambasadori i ri i SHBA-ve në Maqedoni, ndërsa shton se është i kënaqur me funksionin që ka aktualisht. Ai shton se interesat e SHBA-ve në rajon janë të drejtuara kah ndihma që vendet e rajonit të mund të afrohen drejt qëllimeve të tyre dhe ato janë prosperiteti, demokracia dhe stabiliteti.

Zv/ndihmësi sekretari shtetëror amerikan Hojt Brajan Ji, në një prononcim për Televizioni N1 i ka hedhur poashtë pohimet e disa mediave se do të jetë ambasadori amerikan në Maqedoni dhe se në këtë pozitë do ta zëvendësojë Xhes Bejlin.

“Jam shumë krenar që kryej funksionin zv/ndihmës sekretar shtetëror dhe jam i kënaqur me atë që po e bëj. Më vjen mirë që mund të konfirmoj se edhe më tutje do të jem në këtë funksion” – ka theksuar Hojt Ji në pyetjen nëse do të jetë në krye të ambasadës amerikane në Shkup.

Kohë më parë korrespodenti i Al-Xhazira Balkans nga Uashingtoni raportoi se ka marrë konfirmim nga Departamenti amerikan i Shtetit se Hojt Ji do ta zëvendësojë Xhes Bejlin, i cili është ambasador në Maqedoni nga viti 2014, por tani diplomati amerikan personalisht ka demantuar një informacion të këtillë.

Ndryshe në këtë intervistë ka përmendur edhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve dhe aderimin në Europë duke vlerësuar se serbët duhet të shtrojnë pyetjen se cka është duke bërë Rusia që ti ndihmojë Serbisë për realizimin e këtyre qëllimeve.

“Nuk kundërshtojmë që Rusia të mbajë marrëdhënie me Serbinë, e dimë që këto marrëdhënie gjithmonë kanë qenë të fuqishme. Por me rëndësi është njerëzit në këtë vend të kuptojnë se vizioni rus për Serbinë dhe Bllaknin Perëndimor janë shumë të ndryshëm nga vizioni i partnerëve në Amerikë dhe Evropë dhe Ballkanin perëndimor. Vizoni ynë është që Serbia të integrohet mirë në Evropë dhe të jetë pjesë e familjes evropiane dhe demokracisë së përparuar.

Në këtë intervistë për televizionin N1, Hojt Ji ka theksuar se një nga interesat kryesore të SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor është që t’i ndihmojë vendet e rajonit të integrohen në Evropë për të ndërtuar ardhmëri prosperuese dhe stabile.