Hiqet ndalesa për makinat e rënda në rrugën Gostivar-Dibër


Është larguar ndalesa për manikat e rënda ngarkuese në rrugën Gostivar-Dibër, e cila ishte vendosur në mëngjes.

LAMM njofton se ndalesa është shfuqizuar në orën 10:35, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rrugët tjera shtetërore komunikacioni zhvillohet në korsi të lagura, ndërsa shikueshmëria është ulur deri në 15 metra për shkak të mjegullës në Kodrën e Diellit.

LAMM informon se reshje bore ka në Tetovë, Mavrovë, Kodër të Diellit, Manastir, Prilep, Ohër, Strugë, Resnjë, Kërçovë dhe në kalimet malore Bukovë, Gjavato dhe Presekë.