“Higjiena Komunale” bën thirrje të ruhet pastërtia në Shkup


NP “Higjiena Komunale” Shkup  u bëri thirrje qytetarëve në mënyrë të drejtë t’i hedhin mbeturinat, të mos krijojnë deponi të egra që e ndotin mjedisin jetësor, të mos i shkatërrojnë kontejnerët dhe mjetet dedikuar për hedhjen e mbeturinave dhe në këtë mënyrë ta mbrojnë dhe ruajnë pastërtinë në Shkup.

Ndërmarrja potencon se shtatë herë në javë, në tre ndërrime, e mbledhin dhe e transportojnë mbeturinat komunale nga amvisëritë e Shkupit dhe subjektet ekonomike, dhe njëkohësisht e mirëmbajnë higjienën në sipërfaqe publike dhe të trafikut me fshirjen dhe larjen e tyre. Megjithëse nuk është detyrë e jona primare, çdo ditë pastrojmë deponi të egra të cilat formohen  si rezultat i sjelljes së pandërgjegjshme të qytetarëve.

“Asnjë aktivitet i joni nuk është i mjaftueshëm  pa mbështetjen tuaj. Nëse mobiljet e tyre të vjetra qytetarët  i hedhin gjithkund, mbetjen ndërtimore në sipërfaqe publike dhe me vetëdije u venë flakën kontejnerëve, qyteti i Shkupit asnjëherë nuk do të jetë vend i dinjitetshëm për të jetuar. NP ‘Higjiena komunale’- Shkup apelon deri te qytetarët që në mënyrë të drejtë ta hedhin mbetjen e tyre, mos të formojnë deponi të egra të cilat e ndotin rrethin jetësor, mos t`i shkatërrojnë mjetet e parapara për mbeturina, dhe në këtë mënyrë ta ruajnë dhe mbrojnë pastërtinë e Shkupit tonë dhe të tyre. Para pak kohësh hymë edhe në oborret e shtëpive studentore dhe të shkollave, ku pastruam sasi enorme të mbetjes së shtresuar, krejt me qëllim që higjiena dhe pastërtia të ngrihet në nivelin më të lartë që mundet” thonë nga NP “Higjiena Komunale”.