Hidhet shorti për zgjedhjet lokale në Ohër, Novo Sellë dhe Dibër


Partitë që kanë parashtruar kandidatura për zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të komunave të Ohrit, Novo Sellës dhe Dibrës, sot në në KSHZ me short i morën numrat rendor nën të cilat do të gjenden kandidatët e tyre në fletëvotim. Zgjedhjet e parakohshme lokale në këto tre komuna do të mbahen së bashku me zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Sipas shortit, BDI-ja është e para në fletëvotim, e dyta është Aleanca për Shqiptarët, e treta Demokratët, e katërta është Unioni Demokratik Qytetar, e pesta është VMRO-DPMNE-ja, e gjashta është BESA dhe e shtata është LSDM-ja.

Pesë kandidatë kanë parashtruar kandidaturat për zgjedhje të parakohshme për kryetar komune të Ohrit, ndërsa nga dy për kryetarë komunash të Novo Sellës dhe Dibërs. Zgjedhjet lokale për këto tre komuna do të mbahen së bashku me ato presidenciale. Raundi i parë duhet të mbahet më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj.

Në garën për kryetar komune të Ohrit janë Nihail Trendafilov – Nançe nga partia Unioni Demokratik Qytetar, Mitre Milloshoski nga VMRO-DPMNE, Konstatin Georgievski nga LSDM-ja, Stevçe Stevovski si kandidat i partisë politike Demokratët dhe Xhemal Mena nga lëvizja “Besa”.

Zgjedhjet për funksionin e kryetarit të komunës u shpallën për shkak vdekjes së papritur të kryetarit të komunës së Ohrit Jovan Stojanoski, i cili vdiq më 15 dhjetor të vitit të kaluar.

Për vendin e zbrazur kryetar komune i Novo Sellës kandidatë janë Nikolla Andonov nga LSDM-ja dhe Nikollço Stoilkov nga VMRO-DPMNE. Nikolla

Në Novo Sellë do të zgjidhet kryetar komune sepse ish kryetari Boro Stojeçv ka dhënë dorëheqje pasi u dënua me burg për tentim për kontrabandim të cigareve.

Për garën për kryetar komune të Dibrës, në zgjedhjet e parakohshme lokale, më 21 prill do të marrin pjesë dy kandidatë. Ato janë mjekët e njohur Hekuran Dika, i cili është kandidat i BDI-së dhe Arben Agolli nga Aleanca e Shqiptarëve, që mbështete nga Lëvizja “Besa”.

Në zgjedhje me kandidatët e tyre vendosën të mos marrin pjesë LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja, prej nga konfirmojnë se ende nuk kanë qëndrim cilit nga kandidatët do t’i japin mbështetje.

Zgjedhjet për kryetar komune të Dibrës  organizohen për shkak vdekjes të ish kryetarit Ruzhdi Lata, i cili pas një sëmundje të rëndë vdiq nga fundi i nëntorit të vitit të kaluar në moshën 65 vjeçare.