Hetim kundër dy personave për trafikim me fëmijë


Prokurori Publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimi të organizuar dhe korrupsionit, duke vepruar sipas padisë penale ka sjell urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër dy personave nga Tetova, të cilët dyshohen se kanë kryer vepër penale – trafikim me fëmijë.

“E dyshuara duke i shfrytëzuar informacionet nga vajza e saj se shoqja e saj 15 vjeçare se ka babën e vdekur dhe nënë të sëmurë dhe jeton në kushte të këqija familjare dhe materiale, e ka marrë vajzën në shtëpinë e saj. Ajo për qëllime e veta përmes komunikimit në internet ka dakorduar takime dhe seksualisht e ka eksploatuar fëmijën – viktimë. E dyshuara e ka detyruar vajzën rrejshëm të prezantohet si e rritur dhe e ka dërguar vet  me automjet e saj nëpër hotele në Tetovë, kur paraprakisht ka dakorduar për shumë të caktuar parash, u ka mundësuar edhe personave të tjerë të shfrytëzojnë shërbime seksuale nga fëmijë”, kumtuan nga PTHP.

Potencuan se i dyshuari i dytë, si fqinj i të dyshuarës edhe pse e ka ditur se fëmija është minoren dhe e ka ditur për keqpërdorimin seksual, në vend ta paraqes veprën penale e ka shfrytëzuar vajzën për përfitim parash. Ai e ka dërguar fëmijën në një hotel në Tetovë dhe një klient ka marr para për shërbimin seksual. Vajza duke shfrytëzuar momentin e duhur dhe mundësinë e ka denoncuar të dyshuarit.

“Duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore, prokurori deri te gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës paraburgim. Propozimin e tillë Gjykata e pranoi, madje me vendim të dy të dyshuarve u caktoi masën paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditë”, potencuan nga PSP.