Haradinaj: Vizita e kryeministrit maqedonas thellon raportet ndërshtetërore


Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se e mirëpret vizitën e kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev në Kosovë dhe është shenjë e vullnetit të mirë për zhvillimin e mëtejmë të raporteve ndërshtetërore.

Haradinaj thekson se kjo vizitë do të thellojë raportet Kosovë-Maqedoni.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

“Të nderuar qytetarë,

Nesër e mirëpres Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, si shenjë e vullnetit të mirë për zhvillimin e mëtutjeshëm të raporteve të vendit tonë dhe Republikës së Maqedonisë.

Jam i bindur se kjo vizitë do të thellojë marrëdhëniet tona, duke avancuar në të gjitha temat, pavarësisht se sa mund të jenë të ndjeshme ato.

Si Kryeministër i vendit, do të përfaqësoj denjësisht popullin dhe shtetin e Kosovës në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme, kurse qytetarët e vendit duhet të na japin hapësirën dhe respektin e nevojshëm që ne t’i thellojmë këto raporte dypalëshe”.