(Dokument) Haradinaj sërish largon flamurin e Kosovës nga ‘Rrethi’, e zëvendëson me atë kuq e zi


Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë vendim që pas përfundimit të festave, të rikthehet flamuri kombëtar tek ‘Rrethi i Flamurit’ në Prishtinë, i cili ishte zëvendësuar me Flamurin e Kosovës. Nga Qeveria thonë se kryeministri kishte marrë vendim për të respektuar 10-vjetorin, duke deklaruar se vendosja e flamurit është kompetencë e komunës dhe ata marrin vendime të tilla.

Kryeministri tashmë ka autorizuar ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar, që të bëjë ndërrimin e flamurit shtetëror me atë kombëtar dhe kjo pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme.

Në vazhdimësi ishte kundërshtuar vendosja e flamurit shtetëror nga persona të caktuar, disa madje kishin paralajmëruar protesta duke thënë se flamuri mbrohet edhe me gjak nëse ka nevojë.

Flamuri i Kosovës ishte vendosur te rrethi me 13 shkurt, në orët e mbrëmjes pas ndërhyrjeve të zjarrfikësve, KEDS-it dhe policisë, pasi që fillimisht dikush kishte vjedhur flamurin të cilin autoritetet ishin detyruar ta zëvendësojnë me një tjetër alternativ.